Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 19:07
BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën

Bashkimi Demokratik për Integrim sërish ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shasivari, lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.Sipas BDI-së, Shasivari ka shkaktuar dëm të rëndë ndaj së vërtetës historike dhe kauzës shqiptare, pasi, siç thotë ky subjekt politik, ai ka barazuar viktimat e regjimit të Millosheviqit me agresorët.

“Deklarata skandaloze e ministrit të Drejtësisë ka shkaktuar dëm të rëndë ndaj së vërtetës historike dhe kauzës së shqiptarëve. Barazimi i viktimave të regjimit të Millosheviqit me agresorët prek drejtpërdrejt sakrificën e një populli të tërë dhe përpjekjen e tij për liri.”, thuhet në një reagim të BDI-së.Partia që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka shtuar se komunikatat e VLEN-it nuk mund ta mbulojnë këtë qëndrim.

“Kur një mendësi politike shfaqet kaq qartë përmes deklaratave të përfaqësuesve të vet, formulimet e mëvonshme nuk e zhbëjnë atë. Kjo është ideologjia e VLEN-it. Sot ajo u shpreh publikisht nga ministri i tyre i Drejtësisë. Dëmi ndaj kauzës shqiptare është i paprecedentë dhe kërkon përgjegjësi të qartë politike”, thonë nga BDI.

ministritshasivariskandaloze

Më shumë nga Lajme

  • 22:31Berisha fton publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn: Të bashkohemi kundër Ramës
  • 22:26Shala: Specialja s’është gjykatë, është konstrukt politik antishqiptar
  • 22:26Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit
  • 22:22Hykmete Bajrami e konfirmon: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë
  • 22:13Haliti për protestat ndaj vendimit në Hagë: Ma shumë e kanë dëmtu sesa që e kanë ndihmu procesin