Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë një shkrim të gjatë, në kujtim të veprimtares Flora Brovina, e cila vdiq sot në moshën 76-vjeçare.

Kurti tha se Brovina, e cila kaloi një jetë të tërë nën aktivizëm, ka lënë pas mes të gjallëve një trashëgimi të gjatë dhe të ngjeshur me përpjekje dhe angazhime humanitare edhe politike.