Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Katër herë Kosova e pa Thaçin pas transferimit në Hagë, vizitat mes dhimbjes dhe lamtumirës

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 19:09
Katër herë Kosova e pa Thaçin pas transferimit në Hagë, vizitat mes dhimbjes dhe lamtumirës

Katër herë për pesë vjet e dhjetë muaj në Hagë, u lejua të vijë në vendin për lirinë e të cilit luftoi.

Ish-presidenti Hashim Thaçi realizoi këto vizita të llojit humanitar gjatë këtyre viteve në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

E fundit e këtij lloji ishte më 21 mars 2025.

Udhëheqësi politik i UÇK-së erdhi atë ditë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçit, 4 ditë pas varrimit.

Vetëm 15 minuta i kishte për takimin, për të vazhduar me përcjellje te shtëpia ku u takua me nënën. Kjo iu mundësua vetëm me kushtin që brenda objektit të mos shfaqej asnjë njeri i paautorizuar.

Ndërkohë ia sollën edhe gruan. E motra për të cilën pati leje ta shoh të premten, nuk arriti.

Ajo dhe vëllezërit, e gjithë personat tjerë me të cilët ia lejojnë të shkëmbejë ngushëllime, do të mund ta shohin vëllanë të shtunën, në selinë e EULEX, në Prishtinë, për ku u nis pas gati tri orësh qëndrimi në Burojë.

Ajo natë mes të premtes e të shtunës ishte e para që Thaçi e kaloi në Kosovë, prej 5 nëntorit 2020, kur u transferua në Hagë.

Thaçi qe në Kosovë edhe tetë ditë para se babai t’i ndahet nga jeta. Atë e vizitoi në spital, më 21 mars të vitit të kaluar, ku qëndroi tri orë. Brenda, ish-presidentit i ishte lejuar takimi edhe me nënën dhe gruan e tij.

Pas asaj vizite, Hashim Thaçi u transferua direkt në Hagë.

Kjo vizitë e tij, mbi bazë humanitare, ishte realizuar pas kërkesës së 14 shkurtit 2025, që ishte e katërta e tij për ta parë babanë e sëmurë.

Pavarësisht sa urgjente e konsideronte Thaçi gjendjen dhe kërkonte të vinte menjëherë në Kosovë, kjo nuk i ishte mundësuar deri më 13 mars, me arsyen se ai i kishte harxhuar të gjitha 10 vizitat brenda muajit, sa ishin të lejuara.

Kujtojmë se kërkesa e tretë i ishte refuzuar dyfish, ndërkaq dy herë tjera Hashim Thaçi i ka vizituar babain dhe nënën e sëmurë gjatë majit dhe shtatorit 2023

hagëkatërherë

Të ngjashme

Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

23:22

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Zbulohet arsyeja e kthimit të aeroplanit për Moskë: Vulini dyshohet se u fut pa kontroll sigurie, drejtori i aeroportit dha urdhër ta kthenin
  • 22:52Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:49Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig
  • 22:31“I ngutshëm” – Rrustem Mustafa për vendimin e Bedri Hamzës për dorëheqje
  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit