Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 13:26
I riu që konfrontoi Hamzën për Ligjin e Shtetësisë kërkon falje: E di që nuk ështa faji i tij

Shaqir Binaku, i riu i cili para Kuvendit të Kosovës i ndërhyu Kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, madje duke e konfrontuar atë edhe fizikisht, i ka kërkuar falje të parit të PDK-së.

I njejti ka thënë se është i vetdijshëm që opozita nuk ka faj në çështjen e Ligjit të Shtetësisë, pasi Ligji u sponzorizua dhe votua nga Vetëvendosje.

Por, i njëjti ka thënë se ishte i mllefosur me heshtjen e Hamzës dhe opozitës ndaj pushtetit.

E plotë:

Të nderuar miq dhe qytetarë,

Reagimin tim të sotëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike nuk e bëra sepse kisha diçka personale me të, e as nuk e akuzova se e ka votuar këtë ligj. Thjesht i thashë se duhet t'i vijë turp që po hesht për këtë ligj, dhe kjo është e vërteta e reagimit tim.

E pranoj se opozita nuk është fajtore për miratimin e këtij ligji, por besoj se po hesht për një çështje kaq të rëndësishme. Sot nuk dola në protestë për t'u ballafaquar me Bedri Hamzën. Dola si një i ri që nuk ia do të keqen vendit të tij dhe që dëshiron të ngrejë zërin për të mirën e qytetarëve.

Në atë moment nuk u acarova për të tërhequr vëmendje, por nga mllefi dhe shqetësimi që ndjeva për situatën. Nëse Bedri Hamza mendon se me reagimin tim i kam cenuar integritetin, i kërkoj falje publike. Nuk kam pasur asgjë personale ndaj tij; kam dashur vetëm t'ia bëj me dije se, sipas bindjes sime, nuk duhet të heshtet për çështje që prekin interesin e qytetarëve.

Unë, si i ri i këtij vendi, nuk do të ndalem kurrë së ngrituri zërin për të mirën e popullit. Nuk do ta ndal zërin tim, as si qytetar e as si aktivist politik.

I juaji,

Shaqir Binaku

faljehamzënshtetësisë

Më shumë nga Lajme

  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt
  • 15:28Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”
  • 15:27Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së