Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoti del në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gjuha e linçimit e promovuar nga Kurti po drejtohet ndaj gazetarit

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 16:23
Hoti del në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gjuha e linçimit e promovuar nga Kurti po drejtohet ndaj gazetarit

eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si gjuhë linçimi kundër gazetarit Fidan Jupolli, duke akuzuar Albin Kurtin dhe ndjekësit e tij për promovimin e një gjuhe të tillë ndaj kritikëve

“Gjuha e linçimit ndaj kritikëve, e promovuar me fanatizëm nga Kurti dhe ndjekësit e tij, këto ditë është drejtuar ndaj gazetarit Fidan Jupolli.”

Hoti ka kujtuar periudhën kur ishte në pushtet, duke theksuar se Jupolli kishte qenë vazhdimisht kritik ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, por se kjo nuk kishte nxitur përpjekje për ta linçuar gazetarin.

“Kur kemi qenë në pushtet, Fidan Jupolli na ka kritikuar dhe ka bërë satirë çdo ditë. Por asnjëherë askujt nga ne as nuk i ka shkuar mendja ta linçojmë atë. Sepse dallimi mes demokracisë dhe mentalitetit autoritar qëndron pikërisht te mënyra se si i trajtojmë ata që nuk pajtohen me ne.”

Sipas deputetit të LDK-së, mënyra se si pushteti i trajton kritikët është pikërisht ajo që e dallon një qeverisje demokratike nga një mentalitet autoritar.

Ai ka theksuar se gazetarët nuk kanë nevojë për miratimin e pushtetit për ta ushtruar lirisht profesionin e tyre.

“Pushteti demokratik i përballon kritikat. Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm.”

Në fund të reagimit të tij, Hoti ka insistuar se mbrojtja e lirisë së shprehjes merr kuptim veçanërisht kur qëndrimet e shprehura nuk i pëlqejnë pushtetit.

“Fjala e lirë mbrohet sidomos atëherë kur nuk na pëlqen ajo që thuhet!”, ka përfunduar Hoti.

ndajhotifidan

Të ngjashme

Ridvan Hoti merr drejtimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ridvan Hoti merr drejtimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

10:18
Dështon edhe sot mbajtja e seancës ndaj Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve për “Rezervat shtetërore”

Dështon edhe sot mbajtja e seancës ndaj Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve për “Rezervat shtetërore”

10:06
Kafeneja ku punonte Liridona Ademaj e kujton në Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave: Ajo nuk është harruar

Kafeneja ku punonte Liridona Ademaj e kujton në Ditën Kundër Dhunës ndaj Grave: Ajo nuk është harruar

21:24
SHBA-ja rrit presionin tregtar ndaj Kinës, tarifat e reja rrezikojnë tensionimin e marrëdhënieve

SHBA-ja rrit presionin tregtar ndaj Kinës, tarifat e reja rrezikojnë tensionimin e marrëdhënieve

20:48

Më shumë nga Lajme

  • 22:05Ndalimi i mozaikut të Nënës Terezë, reagon nënkryetari i Prishtinës: U pengua me “urdhra në formë britmash”
  • 21:49Gani Koci gati ta mposhtë kanceri në mëlçi: Sëmundja është në fazën përfundimtare të largimit, ju jam borxhli përjetë
  • 21:40Ndalimi i muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, Ministria e Ekonomisë: U bë me urdhër të Prokurorisë
  • 21:26Takim me ushtarakët serbë në Prishtinë, KFOR del me sqarim
  • 21:18Ministria e Mjedisit refuzon projektin për lagjen “Ulpiana”