Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 13:08
Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të Ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Republikën e Kosovës, Anne-Lise Cattin Hennin.

Haxhiu i uroi Ambasadores Cattin Hennin mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të forcohen edhe më tej.

“Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, e cila ka qenë pranë qytetarëve tanë në kohët më të vështira dhe vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi edhe rolin e rëndësishëm të mërgatës së Kosovës në Zvicër në afrimin e dy vendeve.

“Një vend të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës e ka mërgata jonë atje, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të të dyja vendeve”, deklaroi ajo.

Haxhiu e siguroi Ambasadoren Cattin Hennin për bashkëpunimin e saj të plotë në avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

haxhiuzvicrëskosovës

Të ngjashme

Çështja e presidentit, reagon Faton Bislimi: Kandidatura ime nuk është kërkesë drejtuar një partie, është një ofertë për t'i shërbyer Kosovës

Çështja e presidentit, reagon Faton Bislimi: Kandidatura ime nuk është kërkesë drejtuar një partie, është një ofertë për t'i shërbyer Kosovës

12:33
"Kurti po e bllokon formimin e institucioneve", PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin te Qeveria

"Kurti po e bllokon formimin e institucioneve", PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin te Qeveria

09:14
Bleni online nga jashtë? Dogana tregon deri në çfarë vlere nuk paguani detyrime

Bleni online nga jashtë? Dogana tregon deri në çfarë vlere nuk paguani detyrime

08:32
Gani Geci propozon Anton Qunin për president të Kosovës: Besoj edhe AAK do ta mbështeste

Gani Geci propozon Anton Qunin për president të Kosovës: Besoj edhe AAK do ta mbështeste

22:31

Më shumë nga Lajme

  • 14:44Ambasada e Gjermanisë apel partive politike: Të formohen shpejt institucionet që BE të mund ta ndihmojë Kosovën
  • 14:36Ngrihet aktakuzë ndaj dy mjekëve të Vushtrrisë për marrje ryshfeti
  • 14:35Hapet Zyra e Përbashkët e Doganës dhe Policisë në Aeroportin e Prishtinës
  • 14:22Publikohen rezultatet: Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës
  • 14:20Limaj: Në Kosovë me legjitimitet janë vetëm kryetarët dhe asambletë komunale, postet e tjera pa legjitimitet