Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhi Avdyli: Sapo më kërcënoi ish-shoferi i Avdullah Hotit, më tha se do të më gjej i njëjti fat si i qytetarit në shesh

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 09:23
Haxhi Avdyli: Sapo më kërcënoi ish-shoferi i Avdullah Hotit, më tha se do të më gjej i njëjti fat si i qytetarit në shesh

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, është lajmëruar mbrëmjen e djeshme, duke njoftuar se ish-shoferi i Avdullah Hotit, Bislim Morina, i cili sipas tij i shërbeu gjatë kohës sa ky i fundit ishte ministër, e ka kërcënuar përmes rrjeteve sociale, raporton GazetaDemos.

Sipas Avdylit, e gjithë ngjarja vjen nga fryma e krijuar dje gjatë ditës në sheshin e Prishtinës, ku deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e goditi një qytetar pas ofendimeve ndaj të njëjtit.

Avdyli tha se kërcënimi ka përmbajtjen e paralajmërimit të dhunës së ngjashme, teksa publikoi edhe bisedën me të, në të cilën shihet se Morina shkruan; “A, Haxhi qamik, kur i rras hundët gjithkund, kështu të gjenë”.

“Sapo më shkroi në mesazhe private e më kercënoi pa nevojë, ish shoferi i ish ministrit Avdullah Hoti, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës. I trimëruar nga dhuna në shesh, më paralajmëron që nëse un i futi hundët gjithkah do më gjen njëjti fat. Bislim Morina, është poashtu vendas dhe shumë i afërt i Avdullahut, edhe sot”, tha ai.

Avdyli gjithashtu i bëri thirrje organeve të rendit ta verifikojnë nëse ky kërcënim sipas tij, i erdhi me apo pa aprovimin e Avdullah Hotit.

“Prandaj organet e rendit duhet ta verifikojnë ndër tjera, nëse ky mesazh privat kercenues është bërë me apo pa aprovimin e Avdullah Hotit”, tha ai.

Haxhi Avdyli

Më shumë nga Lajme

  • 23:40“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste
  • 23:13Zemaj sfidon Kurtin: Na jepni vetëm 17 emra të mjekëve të kthyer, jo 171
  • 23:07Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë
  • 22:56Ligji për Specialen ende pa epilog në Kuvend, PDK-ja nuk ka prezantuar ndryshimet konkrete
  • 22:42“Çdo i dyti po mson gjermanisht” | Mjekët e rinj i reagojnë Kurtit për pretendimin e kthimit të 171 profesionistëve: Nuk kemi nevojë për deklarata që e mohojnë realitetin