Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj nga dy dasma: Zoti i bekoftë çiftet dhe të gjitha familjet shqiptare

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 22:07
Haradinaj nga dy dasma: Zoti i bekoftë çiftet dhe të gjitha familjet shqiptare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në dy dasma familjare, ku uroi çiftet e sapomartuara për jetë të lumtur dhe vlerësoi ruajtjen e traditave shqiptare.

Haradinaj ishte fillimisht në festën e familjes së Bajram Mulajt nga Isniqi i Deçanit, me rastin e martesës së Mirlindit me Drenushën. Ai tha se, edhe pse familja jeton jashtë vendit, vazhdon ta mbajë të fortë lidhjen me atdheun, duke i organizuar gëzimet familjare në vendlindje dhe sipas traditave shqiptare.

Po ashtu, ai mori pjesë edhe në dasmën e Enverit me Festinën, në familjen Halilaj. Haradinaj theksoi se me këtë familje i lidhin idealet e përbashkëta që nga përpjekjet për liri, ndërsa shtoi se Enveri trashëgon emrin e xhaxhait hero, njërit prej bashkëluftëtarëve më të zotë të Luftës Çlirimtare.

Haradinaj veçoi edhe rolin e mërgimtarëve në këto festa, duke thënë se dasmat bëhen edhe më të gëzueshme kur në to marrin pjesë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit.

Në fund, ai uroi lumturi për çiftet e reja dhe bekime për të gjitha familjet shqiptare.

Postimi i plotë:

I nderuar sonte, mes miqve, në festën e familjes së mikut tim, aktivistit të kahershëm të çështjes kombëtare, Bajram Mulaj nga Isniqi i Deçanit, me rastin e martesës së Mirlindit me Drenushën. Edhe pse jetojnë jashtë vendit, e mbajnë gjallë lidhjen me atdheun, gëzimet familjare i shënojnë në vendlindje, sipas traditave shqiptare.

Po ashtu, me familjen Halilaj, ndamë momente të lumtura për martesën e Enverit me Festinën. Me këtë familje atdhetare na lidhin idealet e përbashkëta që nga përpjekjet për liri, ndërsa Enveri, i cili sonte nis një kapitull të ri jetësor, e trashëgon emrin e xhaxhait hero, njërit prej bashkëluftëtarëve më të zotë në Luftën Çlirimtare.

Veçanërisht, dasmat bëhen më të gëzueshme kur kemi mes nesh mërgimtarët, të dashurit tanë që jetojnë jashtë vendit.

Uroj lumturinë e botës për çiftet. Zoti i bekoftë ata dhe të gjitha familjet shqiptare.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 13:42Maratona “Prishtina 2026”, nesër bllokohen disa rrugë, policia tregon alternativat që mund të përdoren
  • 13:36Kundër verdiktit në Hagë, sonte protestohet edhe në Shtime
  • 13:29Lushtaku i përgjigjet Faton Pecit: Pse heshtni për raportimet për Lulin e Mitrovicës?
  • 13:05I arrestuari për kërcënim ndaj Gërvallës, raportohet të jetë djali i dëshmorit
  • 13:04Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?