Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vizioni i kësaj partie për komunën e Kaçanikut është i qartë dhe i mbështetur në projekte konkrete që garantojnë transformim të vërtetë për qytetarët.
Në një tubim të mbajtur në Kaçanik, ku mori pjesë bashkë me kandidaten për kryetare të komunës, Hafize Sallahu, Haradinaj theksoi se jemi të gatshëm të sjellim transformimin që Kaçaniku ka nevojë.
“Kaçaniku, qyteti që ka shkruar histori, sonte na dha forcë për hapat e mëdhenj që na presin. Bashkë me kandidaten për kryetare, Hafize Sallahun, dhe ekipin e profesionistëve në listën për Asamble, jemi të gatshëm të sjellim transformimin që Kaçaniku ka nevojë. Ne kemi dëshmuar se projektet madhore realizohen, Autostrada ‘Arben Xhaferi’ është shembulli më i qartë i vizionit tonë qeverisës,” deklaroi ai.
Ai shtoi se prioritetet e qeverisjes së ardhshme komunale përfshijnë zgjidhjen e mungesës së ujit të pijshëm, menaxhimin e ujërave të zeza, ndërtimin e çerdheve, hapjen e rrugëve alternative dhe dixhitalizimin e shkollave.
“Koha për improvizime ka mbaruar, është momenti për 174, për qeverisje që sjell Dritë për Kaçanikun” përfundoi Haradinaj.
Postimi i plotë:
