Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Greqia forcon masat kundër emigrantëve, miratohet ligji për kthimin e azilkërkuesve në vendet e origjinës

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 16:02
Greqia forcon masat kundër emigrantëve, miratohet ligji për kthimin e azilkërkuesve në vendet e origjinës

Parlamenti i Greqisë miratoi këtë të mërkurën një ligj të ri që ashpërson masat ndaj azilkërkuesve të refuzuar dhe emigrantëve të parregullt, duke synuar kthimin e tyre më të shpejtë në vendet e origjinës. Ky zhvillim vjen në një kohë kur vendi ka regjistruar një rritje të ndjeshme të mbërritjeve të emigrantëve të paligjshëm me varka kryesit nga Afrika e Jugut. Ligji i ri përcakton që personat që hyjnë në territorin grek pa dokumente dhe që vijnë nga vende të treta të konsideruara “të sigurta” nga Bashkimi Evropian, nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë azil.

Ata do të detyrohen të kthehen në vendet e tyre ose nëse refuzojnë, do të mbahen në paraburgim për një periudhë jo më të shkurtër se 2 vite . Përveç kësaj, emigrantët e parregullt do të përballen me gjoba që mund të arrijnë deri në 10 mijë euro.

Qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka ndjekur një qasje gjithnjë e më të ashpër ndaj emigracionit që prej ardhjes në pushtet në vitin 2019. Përveç ndërtimit të një gardhi në kufirin verior dhe forcimit të patrullimeve detare, ajo ka vendosur kohët e fundit edhe ndalimin e përkohshëm të shqyrtimit të kërkesave për azil nga emigrantët që vijnë nga Afrika e Veriut. Ministri i EmMgracionit, Thanos Plevris, duke mbrojtur ligjin në parlament, deklaroi se “të drejtat e grekëve për të mbrojtur vendin e tyre janë më të rëndësishme se të drejtat e dikujt që ka hyrë ilegalisht dhe që i është refuzuar azili”.

Mirëpo, vendimi ka ngjallur reagime të forta nga organizatat ndërkombëtare dhe ato për të drejtat e njeriut. Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët paralajmëroi se ligji i ri rrezikon të penalizojë persona që mund të kenë realisht nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Komisioni i OKB Per Refugjatet sugjeroi që Greqia të aplikojë procedura të shpejta azili, të cilat do të mundësonin identifikimin e refugjatëve nga ata që nuk kanë të drejtë për azil, duke shmangur kështu trajtimin e padrejtë të të gjithë emigrantëve.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë raportuar se kanë realizuar qindra kthime të emigrantëve të parregullt pas pezullimit të kërkesave për azil në korrik dhe kanë paralajmëruar organizimin e më shumë fluturimeve për riatdhesimin e qytetarëve nga Pakistani, Bangladeshi dhe Egjipti gjatë muajit shtator. Organizatat e të drejtave të njeriut, nga ana tjetër, e kanë akuzuar qeverinë greke për kthime të dhunshme në kufi dhe shkelje të të drejtave të emigrantëve. Këto akuza janë bërë edhe objekt hetimi nga Agjencia Evropiane e Kufijve (Frontex), e cila këtë vit ka konfirmuar se po shqyrton 12 raste të mundshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga pala greke.

Më shumë nga Lajme

  • 15:02KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve
  • 15:02Avokati Misetiq: Pretendimi për përfshirje të Thaçit në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova jashtëzakonisht të dobëta
  • 14:45Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat
  • 14:44Policia tregon si u zhvillua protesta për ish-krerët e UÇK-së: Morën pjesë mijëra qytetarë
  • 14:15OVL-UÇK pas protestës: Faleminderit, shqiptarë!