Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Krujë-Fushë Krujë.

Siç raporton Euronews.al, shoferi 20-vjeçar duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra.

I dyshuari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, derisa njësitet kompetente po merren me rastin.