Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata e Pejës jep sqarime për vendimin që Arlinda Zekaj të ndaj shtëpinë me Jeton Sylën: U mor në bazë të kërkesave të palëve

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 20:46
Gjykata e Pejës jep sqarime për vendimin që Arlinda Zekaj të ndaj shtëpinë me Jeton Sylën: U mor në bazë të kërkesave të palëve

Aktvendimi për urdhrin mbrojtës për Arlinda Zekajn, në të cilin shkruhej edhe për ndarjen e shtëpisë me Jeton Sylajn, pavarësisht se ky i fundit kishte precedent penal, është ndër dokumentet që tashmë janë në posedim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj.

“Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor ka autorizuar Drejtorin e Inspektimit. Realisht, kanë ardhur dy inspektorë, i kanë marrë shkresat e lëndës dhe do të dalin me një raport të detajuar e të analizuar, nga momenti kur është dorëzuar kërkesa e deri kur ka marrë epilog”, ka theksuar Haxhijaj për RTVDukagjinin.

Përmes telefonit, Haxhijaj ka komentuar edhe vendimin kundërthënës, duke thënë se kufizimet ishin kërkesa të palëve.

“Në raportet civile, gjyqtari që e ka në trajtim lëndën është i lidhur vetëm me kërkesën e palës. Vetëm atë që kërkon pala, në këtë rast Zyra për Mbrojtjen e Viktimave dhe avokatja e të ndjerës, mund ta marrë parasysh, dhe nuk mund të ndërmarrim asgjë jashtë kërkesës së tyre. Gjyqtari ka vendosur në përputhje me kërkesën që ka pasur”, ka deklaruar ai.

Përmes një komunikate për media, KGJK-ja ka konfirmuar se kryesuesi Rrustem Thaqi, të hënën, kishte autorizuar Drejtorin e Njësisë për Inspektim Gjyqësor për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme. Raporti i është dorëzuar KGJK-së gjatë ditës.

“Me datën 17 shtator 2026, znj. Arlinda Sylaj Zekaj i është drejtuar me kërkesë Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, ku ka shprehur pretendimet se gjyqtari i çështjes ka vendosur kundërligjshëm dhe pas afateve ligjore. Kryetari i Gjykatës në Pejë, po të njëjtën ditë, me datën 17 shtator 2026, i është drejtuar gjyqtarit të çështjes me kërkesë që të informohet lidhur me çështjen, si dhe me veprimet e ndërmarra. Po të njëjtën ditë, gjyqtari i çështjes është përgjigjur në kërkesën e Kryetarit. Ndërsa, me datën 20 tetor 2026, Kryetari i Gjykatës, me shkresën GJA.nr.197/26, i është përgjigjur znj. Arlinda Sylaj Zekaj, duke i sqaruar të gjitha veprimet e ndërmarra nga Gjykata në lidhje me rastin”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, në gjetjet e tjera të Njësisë së Inspektimit Gjyqësor thuhet se emri i Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës, nuk figuron në asnjë shkresë të lëndës. Po ashtu, në Këshill nuk është gjetur asnjë kërkesë e adresuar nga viktima.

Megjithatë, para se të vritej, Arlinda kishte dërguar një letër për ndihmë në adresë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili më pas i ishte drejtuar kryeprokurores në Pejë.

Në KPK janë në pritje të raportit nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, për të vazhduar me hapat e mëtejmë.

“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është duke përcjellë me vëmendje rastin në fjalë. Në këtë drejtim, përgjegjësia eventuale e prokurorëve trajtohet në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, duke respektuar procedurat dhe kompetencat e përcaktuara me ligj, pas pranimit të njoftimit apo kërkesës nga autoriteti kompetent.

Këto dispozita nuk i japin KPK-së mandat dhe kompetencë për shqyrtimin e mënyrës së trajtimit të rasteve penale në mënyrë të drejtpërdrejtë, sipas detyrës zyrtare. Deri më tani, KPK-ja nuk ka pranuar kërkesë zyrtare nga autoriteti kompetent për trajtimin e kësaj çështjeje. Në rast të pranimit të një kërkese apo informacioni zyrtar që kërkon veprim brenda kompetencave të tij, KPK-ja do ta trajtojë atë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e KPK-së.

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt tashmë i është kaluar Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me vendim të kryeprokurorit të shtetit, Zejnulla Gashi.

Arlinda, e cila e kishte raportuar ish-bashkëshortin për dhunë në familje, kishte paralajmëruar institucionet e drejtësisë për rrezikun me të cilin përballej.

Ajo u vra nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua një ditë më parë.

arlindavendiminzekaj

Të ngjashme

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

11:45
Varroset Arlinda Zekaj, gruaja që luftoj për drejtësi

Varroset Arlinda Zekaj, gruaja që luftoj për drejtësi

15:18
Rasti i Arlinda Zekajt, Këshilli Gjyqësor lëshon raportin nga inspektimi në Gjykatën e Pejës

Rasti i Arlinda Zekajt, Këshilli Gjyqësor lëshon raportin nga inspektimi në Gjykatën e Pejës

17:33
Tymuese të kuqe e parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, kërkohet përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Tymuese të kuqe e parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, kërkohet përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

17:27

Më shumë nga Lajme

  • 22:03Dosja e Prokurorisë: Në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait në Polici, Albert Sylaj e goditi Arlindën disa herë me sëpatë në dhomën e saj të gjumit
  • 21:53Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën
  • 21:49Sërish protestë të enjten, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara
  • 21:48Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka edhe tri vjet mandat në Prishtinë
  • 21:36Anita Muçaj i reagon deputetës së VV Arjeta Fejza: Tërhiqe deklaratën, nëse s’kërkon falje i ndjek rrugët ligjore