Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 21:53
Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e kishte pritur rezultatin e zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, ku sipas tij, lista studentore ka dalë fituese përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur në Tëvë1, Rashiq ka thënë se gjatë javës së kaluar kishte diskutuar për zgjedhjet në Serbi edhe me disa ambasadorë, të cilëve u kishte parashikuar rezultat të favorshëm për listën studentore.

“E kam pritur këtë rezultat. Disa ambasadorë i kam pasur javën e kaluar, të hënën dhe të martën, dhe pikërisht u kam thënë se lista studentore do të fitojë me 52.4 për qind, ndërsa Vuçiqi jo më shumë se 40 për qind”, ka deklaruar Rashiq.

Ai ka treguar gjithashtu se për rezultatin e zgjedhjeve kishte biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, të cilit, sipas tij, i kishte thënë se lista studentore do të merrte mbi 50 për qind të votave, ndërsa Vuçiqi jo më shumë se 40 për qind.

Rashiq flet edhe për mundësinë e njohjes së Kosovës

Gjatë intervistës, Rashiq është pyetur edhe për mundësinë që përfaqësuesit e listës studentore në Serbi ta njohin Kosovën.

Ai ka thënë se një zhvillim i tillë nuk mund të pritet menjëherë, por mund të jetë rezultat i një procesi më të gjatë bisedimesh dhe zgjidhjesh strukturore në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Sipas Rashiqit, rëndësi ka edhe respektimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, përfshirë zotimet për të mos penguar zbatimin e tyre.

“Unë e shoh një derë të hapur. Përveç asaj që nuk e bëjnë njohjen e Kosovës, këtë e di; të tjerat nuk i di. E di se janë paqësorë dhe nuk janë kriminelë. Unë jam i bindur se është më mirë një mijë ditë të bisedohet sesa një ditë luftë”, ka thënë Rashiq.

Ai ka vlerësuar se vazhdimi i dialogut dhe përpjekjet për zgjidhje paqësore janë të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

rashiqserbikishte

Të ngjashme

Ish-kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i kërkon falje Ajrina Gashi-Hamdiut për “çfarëdo keqkuptimi”

Ish-kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i kërkon falje Ajrina Gashi-Hamdiut për “çfarëdo keqkuptimi”

22:45
Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës

Videoja që Jetoni i kishte dërguar Arlindës

22:40
Gashi-Hamdiu: Komisioni Parlamentar nuk e trajtoi rastin e poshtërimit seksual nga ish-kryeshefi i KOSTT-it në atë kohë

Gashi-Hamdiu: Komisioni Parlamentar nuk e trajtoi rastin e poshtërimit seksual nga ish-kryeshefi i KOSTT-it në atë kohë

22:38
Mirjeta Zeka e zhdukur prej 7 vjetësh, vëllai: Bashkëshorti u lajmërua pas tre muajsh dhe tha se ajo kishte ikur nga shtëpia

Mirjeta Zeka e zhdukur prej 7 vjetësh, vëllai: Bashkëshorti u lajmërua pas tre muajsh dhe tha se ajo kishte ikur nga shtëpia

20:02

Më shumë nga Lajme

  • 23:01“Arlinda m’ka thirrë n’telefon tha ma dhanë të drejtën për djalin por e mori baba”, Natyra Kuçi në Pressing
  • 22:48“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
  • 22:47Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë
  • 22:46“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
  • 22:44Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen