Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Rasti i Arlinda Zekajt, Këshilli Gjyqësor lëshon raportin nga inspektimi në Gjykatën e Pejës

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 17:33
Rasti i Arlinda Zekajt, Këshilli Gjyqësor lëshon raportin nga inspektimi në Gjykatën e Pejës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka lëshuar komunikatë pas inspektimit të kryer në Gjykatën Themelore Pejë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë.

Komunikatë nga KGjK:

Prishtinë, 28 tetor 2026 - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z. Rrustem Thaqi, në lidhje me rastin e Arlinda Zekaj-Sylaj, më datë 26.10.2026 ka adresuar kërkesë urgjente me shkrim për Drejtorin e Njësisë për Inspektim Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që i ka Njësia, të ndërmerr urgjentisht të gjitha veprimet e nevojshme që lidhur me rastin C.nr. 1300/2026, të shqyrtoj dokumentacionin dhe veprimet e ndërmarra deri më tani nga ana e gjykatës dhe lidhur me të gjeturat, në fund të përgatit një raport për të gjitha veprimet e ndërmarra.

Inspektimi është realizuar në Gjykatën Themelore Pejë me datë 26/10/2026, puna ekipore është finalizuar me datën: 28.10.2026, duke ndërtuar një dosje fizike me të gjitha materialet e inspektuara dhe shkresat tjera. Raporti final është dorëzuar në Këshill me datë: 28.10.2026.

Pas shqyrtimit të te gjitha shkresave të lëndës dhe lidhur me çështjen, rezulton se:

Gjykata më datë 07.09.2026 e ka pranuar Kërkesën për Shqiptimin e Urdhrit Mbrojtës Emergjent, dhe po këtë ditë e ka regjistruar në regjistrin manual dhe atë elektronit të SMIL, konform rregullave të përcaktuara me akte normative, përkatësisht Rregulloren nr.17/2024 dhe Shtojcën 2.

Me aktvendimin e datës 07.09.2026, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar Urdhrin për Mbrojtje Emergjente për palën e mbrojtur znj. Arlinda Zekaj-Sylaj.

Kundër këtij aktvendimi pala e mbrojtur dhe përfaqësuesi për mbrojtjen e viktimave kanë paraqitur kundërshtim, vetëm lidhur me piken III, të dispozitivit që ka pasur të bëjë me besimin e fëmijës dhe alimentacionin.

Gjykata, duke vendosur sipas kundërshtimit të palës së mbrojtur dhe përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimave me aktvendimin C.nr.1300/2026 të datës 16.10.2026, ka vendosur që të aprovohet kërkesa e palës mbrojtëse me saktësisht si në dispozitiv të këtij aktvendim.

Kundër këtij aktvendim nuk është paraqitur ankesë nga palët në këtë rast.

Bazuar në shkresat e lëndës rezulton se, pala mbrojtëse Arlinda Zekaj-Sylaj, gjatë gjithë kohës ka pasur të caktuar Urdhrin për mbrojtje. Të dy këto aktvendime i janë përcjellë Policisë së Kosovës për ekzekutimin e tyre ashtu siç ka qenë e përcaktuar në dispozitiv të aktvendimeve të cituara.

Duhet theksuar se: me datë 26.10.2026 në ora 8.56, Gjykata ka pranuar Aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë, me numër PP/II Nr. 1340/2026, kundër Jeton Sylaj (bashkëshorti i Arlinda Zekaj-Sylaj). Aktakuza në gjykatë është pranuar pas vrasjes së të ndjerës Arlinda Zekaj-Sylaj. Aktakuza është regjistruar menjëherë në regjistrin fizik dhe atë elektronik me numër P.nr. 832/2026 dhe sipas numrit unik të SMIL 2026:208789.

Nga shkresat e lëndës rezulton se në këtë çështje palë të vetme kanë qenë, pala e mbrojtur Arlinda Zekaj-Sylaj dhe pala përgjegjëse Jeton Sylejman Sylaj (në raport familjar - bashkëshort), dhe në asnjë shkresë të lëndës nuk është përfshirë tani i dyshuari për kryerjen e veprës penale të vrasjes, Albert Sylaj.

Me datën 17 shtator 2026, znj. Arlinda Sylaj Zekaj i është drejtuar më kërkesë Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, ku ka shprehur pretendimet se gjyqtari i çështjes ka vendosur kundërligjshëm dhe pas afateve ligjore. Kryetari i Gjykatës në Pejë, po të njëjtën ditë, me datën 17 shtator 2026 i është drejtuar gjyqtarit të çështjes me kërkesë që ta informohet lidhur më çështjen si dhe me veprimet e ndërmarra. Po të njëjtën ditë, gjyqtari i çështjes është përgjigjur në kërkesën e Kryetarit.

Ndërsa, me datën 20 tetor 2026 Kryetari i Gjykatës me shkresën GJA.nr.197/26 i është përgjigjur znj. Arlinda Syla Zekaj duke i sqaruar të gjitha veprimet e ndërmarra nga Gjykata në lidhje me rastin.

Sa i përket lajmeve të publikuara në disa media, kinse Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka pranuar kërkesë nga znj. Arlinda Sylaj Zekaj, informojë mediat dhe qytetarët se këto informacione nuk janë të vërteta.

Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka marr përgjigje me shkrim nga personat përgjegjës në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor se deri më datë 28 tetor 2026, nuk është pranuar asnjë kërkesë nga tani e ndjera Arlinda Zekaj-Sylaj. Kjo është konstatuar duke kontrolluar evidencën nga regjistri fizik i pranimit të të gjitha shkresave të pranuara në zyrën e pranimit të Këshillit, në Sekretariat dhe në postë zyrtare elektronike të KGJK-së.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se është i vendosur që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore me qëllim të zbatimit të drejtë të Kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme, pa përjashtuar të gjitha masat eventuale ndaj të gjitha atyre që konstatohet se veprimet ose mos veprimet e tyre janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

https://www.gjyqesori-rks.org/2026/10/28/komunikate-11/

2026gjyqësorarlinda

Të ngjashme

Tymuese të kuqe e parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, kërkohet përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Tymuese të kuqe e parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, kërkohet përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

17:27
Letra e Arlinda Zekajt dhe ngjyra e kuqe hidhen para objektit të Policisë së Kosovës

Letra e Arlinda Zekajt dhe ngjyra e kuqe hidhen para objektit të Policisë së Kosovës

16:56
Autori që ia mori jetën Arlinda Zekajt del para gjykatës

Autori që ia mori jetën Arlinda Zekajt del para gjykatës

16:35
Familjarët e Arlinda Zekajt i bashkohen protestës në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe dorëheqje e ministrave

Familjarët e Arlinda Zekajt i bashkohen protestës në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe dorëheqje e ministrave

16:13

Më shumë nga Lajme

  • 17:59Një muaj paraburgim për Albert Sylën
  • 17:49Caktohet seanca në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë civile
  • 17:48Protestë edhe nesër, kërkohet drejtësi për gratë
  • 17:38Babai i Diana Kastratit pjesë e protestës: Të dorëhiqen ata që kanë pasur përgjegjësi
  • 17:34“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë