Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë civile për 21 dhjetor të këtij viti.
Në njoftim të Gjykatës thuhet se objekt shqyrtimi do të jetë aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës të 6 gushtit 2026 kundër të pandehurve: MILOVAN KOVAÇEVIQ, RADOMIR ÇOLIQ, MILOSH GjOSHAN, PREDRAG RISTIQ, SRGJAN KRISTIQ, LUBISHA OBRADOVIQ, ZHIVKO SARIQ, SPASO SARIQ, LAZAR DRASHKOVIQ, ZVONKO RISHTIQ, DARKO GLIGORIJEVIQ, ÇEDOMIR BOZHOVIQ, VLADIMIR BOZHOVIQ, ROBERT DOBRUNA, RADOMIR RAKOVIQ, LJUBISHA RAKOVIQ,MILOSH SHQEPANOVIQ, MILAN RADOIÇIQ, SVETISLAV GLIGORIJEVIQ, TOMICA AVRAMOVIQ.
“Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë te pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.
