Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjilanasi i ekstraduar në SHBA pranon fajësinë për krime kibernetike, rrezikon 10 vjet burg

GD
Gazeta Demos10 shtator 2025 në 11:10
Gjilanasi i ekstraduar në SHBA pranon fajësinë për krime kibernetike, rrezikon 10 vjet burg

Shtetasi kosovar, Liridon Masurica, i cili në maj të këtij viti u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për krime kibernetike në dëm të qytetarëve amerikanë, ka pranuar fajësinë, ka njoftuar prokurori i Shteteve të Bashkuara, Gregory W. Kehoe.

Masurica përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burgim federal.

“Sipas marrëveshjes së pranimit të fajësisë, Masurica ishte administratori kryesor i BlackDB.cc—një treg i paligjshëm online që ka operuar nga viti 2018 deri në vitin 2025. Ky treg ofronte ilegalisht për shitje llogari dhe kredenciale serverësh të komprometuara, informacione kartelash krediti dhe të dhëna të tjera personale të individëve, kryesisht të vendosur në Shtetet e Bashkuara, përfshirë ata që ndodheshin në juridiksionin e Qarkut të Mesëm të Floridës. Pasi bliheshin, kriminelët kibernetikë i përdornin artikujt e marrë në BlackDB.cc për të kryer një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, përfshirë mashtrim tatimor, mashtrim me kartela krediti dhe vjedhje identiteti.”, thuhet në njoftim .

Masurica u arrestua nga autoritetet në Kosovë më 12 dhjetor 2024 dhe më pas u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, në bazë të traktatit të ekstradimit mes SHBA-së dhe Kosovës.

Data e shpalljes së dënimit të tij ende nuk është caktuar.

Më shumë nga Lajme

  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike
  • 22:14Tahiri: Kurti synon zgjedhjet më 27 dhjetor, shtyrja e konstituimit i shërben skenarit të tij politik
  • 22:01Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut
  • 21:54KMShK u bën thirrje mediave të respektojnë etikën: Të mos publikohen pamje që cenojnë dinjitetin e njeriut
  • 21:54Zemaj akuzon VV-në: Rrëshqitje në anarki dhe kapje të shtetit