Ceremonia e diplomimit të 412 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës pritet të mbahet të premten, më 6 nëntor në orën 16:00.
Kështu mëson nga burimet e saj, gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.
Ndërkaq, sipas një raportimi të VOX Kosovës të 2 nëntorit, për shkak të mungesës së kapelave, zyrtarëve policorë u është kërkuar që t’i huazojnë ato për kadetët, në mënyrë që të përdoren gjatë ceremonisë.




