Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit në udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai bërë të ditur se operacioni po mbështet edhe nga stacionet policore rajonale.
Njoftimi:
Një operacion hetimor kunder lojrave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen dhe ndihmën e stacioneve policore dhe njësive të tjera policore të Rajonit të Prizrenit.
Informacione të tjera lidhur me operacionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë kompetente