Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, është takuar me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, gjatë një takimi në Bernë.
Shkrimi i tij:
Takim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Sh.T.Z. Guy Parmelin!

Sot, në kuadër të një takimi të shkurtër personal dhe pritjes zyrtare në Bernë, patëm kënaqësinë të takoheshim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Shkëlqesinë e Tij, z. Guy Parmelin.
Me këtë rast, kishim nderin ti dhuronim një punim artistik me domethënie të veçantë, të realizuar nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ky punim, i realizuar në kuadër të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, përfaqëson historinë, qëndresën dhe dinjitetin e grave që përjetuan dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.