Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gazetar i RTK-së: Largimi i dy gazetareve nga RTK është “një formë persekutimi”

GD
Gazeta Demos15 shkurt 2026 në 21:55
Gazetar i RTK-së: Largimi i dy gazetareve nga RTK është “një formë persekutimi”

Fisnik Durguti, gazetar i Radio Televizioni të Kosovës ka reaguar ashpër pas mosvazhdimit të kontratave të punës për gazetaret Edina Avdiu dhe Hana Marteti, duke e cilësuar vendimin si të pajustifikueshëm profesionalisht dhe si presion të hapur ndaj gazetarëve në redaksi.

“Mosvazhdimi i kontratës së punës mund të arsyetohet vetëm në rastet kur nuk janë përmbushur objektivat e përcaktuara të punës. Mirëpo, largimi i Edina Avdiudhe Hana Marteti, të cilat kanë punuar jashtëzakonisht shumë dhe me përkushtim të lartë profesional, nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si një formë persekutimi”, ka shkruar ai.

Sipas gazetarit, vendimi është marrë nga drejtues pa mandat të plotë. “Ky vendim është marrë nga ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit, një person i cili nuk ka mandat të plotë për të ndërmarrë veprime të tilla”, thekson ai. Ai shton se problemi nuk kufizohet vetëm te dy gazetaret e përmendura: “Për më tepër, jo vetëm ndaj këtyre dy gazetareve, por edhe ndaj shumë të tjerëve, ai po ushtron presion dhe dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke krijuar një klimë frike dhe pasigurie në redaksi.”

Gazetari kërkon reagim të menjëhershëm nga menaxhmenti i RTK-së, i cili vetë është në pozitën e ushtruesit të detyrës. “Prandaj, menaxhmenti – i cili gjithashtu është në cilësinë e ushtruesit të detyrës – duhet të reagojë menjëherë dhe të ndalë këtë presion të papranueshëm, si dhe ndikimin e oportunistëve përreth tij”, thekson ai, duke paralajmëruar se situata aktuale po e riprodhon sjelljen e menaxhmenteve problematike të së kaluarës. “Dhuna psikologjike që po ushtrohet aktualisht nuk dallon nga praktikat e dëmshme të menaxhmentit të kaluar.”

RTK

Më shumë nga Lajme

  • 22:21Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët
  • 22:02Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik
  • 21:54Pritjet kufitare: Hani i Elezit më i ngarkuari me 20 minuta
  • 21:39“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 21:27Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës