Lëvizja për Bashkëveprim (LPB) me kryetarin Jeton Emini dhe kandidatin për Kuvendin Komunal Majlind Sadriu, i është bashkuar LDK-së në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komunes, Besnik Osmani, i cili tha se u dakorduan për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve në lagjet e banuara me komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

“Në një takim të mrekullueshëm me strukturat dhe aktivistët e LPB-së, u dakorduam për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve në lagjet e banuara me komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian. Bashkë për një Fushë Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë! Me energjine e perkrahjen e pashembullt të qytetareve fitorja me 12 tetor eshte e sigurt Fushë Kosova PËRTEJ!”, tha Osmani.