Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e zyrtarit të BE-së që u plagos në Gjakovë

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 08:19
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e zyrtarit të BE-së që u plagos në Gjakovë

Zyrtari i Bashkimit Evropian, S.Sh që u plagos të martën mbrëma në Gjakovë, po vazhdon të trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.

Gjendja e tij është stabile dhe po monitorohet nga mjekët. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

“I njëjti vazhdon të jetë në trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe gjendja e tij është stabile”, tha Kolegci për Telegrafin.

Zyrtari i BE-së u sulmua me mjet të mprehtë të martën në mbrëmje në qytetin e Gjakovë, ku si pasojë ka pësuar lëndime në kokë, qafë dhe gjoks.

Viktima ka pësuar një plagë prerëse-shpuese afër veshit të majtë, dy plagë të vogla në pjesën përpara të gjoksit, si dhe frakturë të brinjës së tretë djathtas dhe një pneumotoraksi (ajër në mushkëri) që aktualisht është në vëzhgim.

Në ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar nisjen e hetimeve për rastin, ndërsa bashkëpunimi po shtrihet edhe me njësitë policore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

“Nga momenti kur e ka pranuar rastin në trajtim, ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, kanë deklaruar të mërkurën nga Prokuroria Speciale.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është shprehur e tronditur për ngjarjen, dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë dhe të plotë zyrtarit të saj.

Rasti është duke u hetuar si vrasje e rëndë në tentativë kurse motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta.

qkukZyrtari i BE-së

Të ngjashme

Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren

Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren

08:24
Vdes në QKUK personi që u plagos dje në Graçanicë

Vdes në QKUK personi që u plagos dje në Graçanicë

09:23

Më shumë nga Lajme

  • 16:25Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
  • 16:12Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare të Kosovës
  • 15:46Kruja nuk gjen qetësi: Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
  • 15:33“Vezë për Kurtin në mes të krisës politike”, DW rikujton se ndërprerja e seancave me gaz është specialitet i VV-së
  • 15:24Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona