Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fjalimi i fuqishëm i Wesley Clark në Hagë: UÇK nuk ishte terroriste, luftoi për liri!

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 15:44
Fjalimi i fuqishëm i Wesley Clark në Hagë: UÇK nuk ishte terroriste, luftoi për liri!

Gjenerali amerikan, Wesley Clark ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.

Por para se të largohej, e mbajti një fjalim të fuqishëm.

“Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishin terroristë!

UÇK luftoi për lirinë!

UÇK luftoi kundër një regjimi të padrejtë, kundër shtypjes nga serbët!

Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për aktet e dhunës në Kosovë!”.

Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë të tij dhe kërkesën për ta bërë një gjë të tillë, pasi gjykatësi i tha të largohej nga salla e gjykimit

Gjyqtari : Jeni i lirë të shkoni. Faleminderit që erdhët, që ndatë informacionet që kishit me ne. Mund të largoheni.

Clark : Faleminderit, por nuk pata një shans, më premtuat që mund të thoja diçka.

Gjykatësi qesh : Keni thënë plot.

Clark : Më jepni dy minuta ju lutem.

Gjykatësi : Nëse thoni diçka, nuk mund të ju bëhen pyetje.

Clark : Nuk do të them asgjë që ka nevojë të pyetet më pas.

Clark : E përmenda revolucionin amerikan disa herë. Jemi në një epokë ku ka forca të mëdha që përpiqen të ndikojnë në qeveritë e ndryshme. Prej luftës së dytë botërore, jemi përpjekur të kemi një sistem ndërkombëtar në rregulla, që ka funksionuar deri në një masë, por jo tërësisht.

Pasi u shpërbë Jugosllavia dhe personat në Jugosllavi kërkuan të njëjtat liri sikurse Perëndimi.

E kemi edhe një situatë në Ukrainë.

S’po përpiqem të jem i pasjellshëm, sepse proceset penale janë të rëndësishme, por duhet të ketë një kufi sa i takon rendit.

Pra ka rend, por personat duhet të respektohen dhe luftojnë për të drejtat e tyre.

Dhe këtë u përpoq të bënte UÇK në fillimin e viteve ’90, kur thjesht nuk pranuan shtypjen prej serbë, dhe e bënë të pamundurën për t’i rezistuar serbëve.

PRA, ata NUK janë terroristë! Edhe pse gjeneralët serbë thonin janë terroristë. Ata nuk ishin terroristë, por luftonin kundër një regjimi të padrejtë!

Mendoj se kjo është shumë e vështirë për jurisprudencat e gjykatave. Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre.

Faleminderit që më dhatë mundësinë të shpjegohem.

E kam ndjekur këtë gjykim dhe i qëndroj bindjes që Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë. Ai nuk mban përgjegjësi për aktet individuale të dhunës dhe hakmarrjes.

Wesley Clark

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gllarevë të Klinës, intervenon KFOR-i e FSK-ja
  • 09:43E rëndë në Prishtinë: Burri gjendet pa shenja jete në rrugë
  • 09:41Nesër varroset Jetmir Sopi, 30-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Malishevë
  • 09:24Plagosje misterioze në Podujevë: Po rrinin në oborr kur papritur dëgjohet një krismë – i riu goditet nga plumbi, përfundon në QKUK
  • 09:21Tragjike: 30 vjeçari humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës