Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesëshja mosnjohëse për Kosovën

GD
Gazeta Demos26 prill 2026 në 08:28
Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesëshja mosnjohëse për Kosovën

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, të shtunën, në një intervistë ekskluzive për Info Magazine në Klan Kosova, ka bërë thirrje që pesë shtetet e BE-së që ende nuk e njohin Kosovën të ndryshojnë qëndrimin e tyre, duke theksuar se njohja e Kosovës nuk lidhet me çështjet e tyre të brendshme.

Ai shprehu besim në deklaratat e Komisioneres për Zgjerim Marta Kos se mund të ketë lëvizje në këtë drejtim.

“Unë shpresoj shumë që Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, ka prova se gjërat po lëvizin rreth pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Përndryshe, ajo nuk do ta thoshte një gjë të tillë fare”, tha ai.

Reuten theksoi se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE mund të procedohet edhe pa njohjen nga të gjitha shtetet anëtare, dhe se Kosova duhet të ecë përpara drejt integrimit evropian.

Ai gjithashtu shpreson që një nga pesë vendet mosnjohëse mund të njohë së shpejti Kosovën, gjë që mund të ndikojë edhe tek të tjerat.

“Te çështja e pesë vendeve mosnjohëse, unë vërtetë shpresoj se njëra prej tyre së shpejti do ta marrë vendimin për njohje dhe kjo mbase do t’i bindte ato katër tjerat. E ndjej se ka një lloj loje të fshehjes, pas njëra-tjetrës, ku njëra thotë ‘po duhet të mendojmë për këtë’”.

“Kështu që nëse një vend lëviz drejt njohjes, shpresoj që kjo të ndodh këtë vit, mund të shohim edhe vendet tjera që e kuptojnë se mbajtja e pozicionit bllokues nuk mund të mbahet dhe nuk duhet mbajtur edhe më gjatë”, potencoi eurodeputeti Reuten në Info Magazine në Klan Kosova.

Në fund, ai kritikoi ngërçin politik në Kosovë, duke e cilësuar si pengesë për zhvillimin dhe humbje mundësish, dhe u bëri thirrje partive politike që të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve dhe të ardhmen evropiane të vendit.

“Ngërçi politik tani po e dërgon Kosovën drejtë mundësive të humbura, fonde të humbura dhe kjo nuk është në interes të asnjë qytetari të Kosovës, pa marrë parasysh se cilën parti ata e kanë votuar. Prandaj i thërras të gjitha forcat politike që të bashkohen, t’i tejkalojnë dallimet nga e kaluara”.

“Sepse ky nuk është momenti për zvarritje të mëtutjeshme dhe unë vërtet shpresoj se nevojat e popullit të Kosovës do të mbizotërojnë dhe do të çojnë në një zgjidhje”, theksoi eurodeputeti holandez.

Kosova

Më shumë nga Lajme

  • 11:37Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës
  • 11:25Sot i jepet lamtumira e fundit Arianit Çetaj, djalit të rapsodit të njohur Hasan Çetaj
  • 11:21Familja gjakovare dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro
  • 11:01Thirrja e fundit e GLPS: Konstituone Kuvendin, Kushtetua është e qartë!
  • 10:59Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit