Në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe kërkesë për përgjegjësi institucionale, sot në Gjakovë do të vendosen tri silueta simbolike pranë tri institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e grave dhe trajtimin e rasteve të dhunës.
Aktiviteti do të mbahet sot, të hënën, më 2 nëntor, duke filluar nga ora 12:00, fillimisht pranë Stacionit Policor në Gjakovë, për të vazhduar më pas te Gjykata dhe Prokuroria.
Përmes këtij aksioni simbolik, organizatorët synojnë të rikujtojnë përgjegjësinë që kanë institucionet në parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen e rasteve.



