Familjarët e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, janë vendosur në ballë të protestës kundër vrasjes së grave që po mbahet në Pejë.
Protesta po zhvillohet për të kërkuar drejtësi për viktimën dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj.
Vrasja e Zekajt ka nxitur reagime të shumta, pasi ajo kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet dhe kishte raportuar dhunë në familje.




