Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë – Mbi 200 vota dallim

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 08:56
KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë – Mbi 200 vota dallim

Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, është fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar të Komunës së Brvenicës.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pas përpunimit të të dhënave nga të gjitha 24 qendrat e votimit, Jahiji fitoi 4,442 vota, ose 50.36 përqind të votave.

Kundërshtari i tij, Stojanço Radichevski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, mori 4,177 vota, ose 47.36 përqind. Diferenca midis dy kandidatëve është 265 vota.

Në raundin e dytë votuan gjithsej 8,820 votues, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 54.29 përqind, dhe u regjistruan 201 fletëvotime të pavlefshme.

Rezultati në Brvenicë shkaktoi edhe reagime politike. OBRM-PDUKM akuzoi VLEN-in për mbështetjen e kandidatit të BDI-së në raundin e dytë, ndërsa përfaqësuesit e partisë folën edhe për mobilizimin e votuesve nga jashtë vendit.

votaarkinkshz

Të ngjashme

Mustafi: Shqiptarët e Luginës dëshmuan fuqinë politike me mbi 27 mijë vota, numri më i lartë që nga viti 2000

Mustafi: Shqiptarët e Luginës dëshmuan fuqinë politike me mbi 27 mijë vota, numri më i lartë që nga viti 2000

11:34

Më shumë nga Lajme

  • 09:47Von Cramon përshëndet vendimin e Listës së Studentëve për të mos bashkëpunuar me Listën Serbe
  • 09:34Aksident trafiku në rrugën Pejë-Radavc, përplasen dy vetura-njëra përfundon jashtë rrugës
  • 08:56Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
  • 08:49Ligji për Specialen në udhëkryq: PDK-ja kërkon rishqyrtim, VV-ja paralajmëron vetëm dy mundësi procedurale
  • 08:28Afërsisht 40 gra raportuan për dhunë nga burri brenda javës