Dy raste të mosrespektimit të urdhrave mbrojtës të gjykatës janë raportuar në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, ku si pasojë janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë, gjatë periudhës 30 tetor - 1 nëntor 2026. Një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, duke mos respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 1 nëntor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

