Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 08:25
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, në orën 11:00, për të diskutuar dhe përcaktuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të propozuara për shqyrtim janë tri projektligje: Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, të cilat pritet të kalojnë në shqyrtim të parë.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Në rendin e ditës janë përfshirë edhe propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin apo emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu edhe propozimet dhe kërkesat e tjera të paraqitura.

kryesiapritetkuvendit

Më shumë nga Lajme

  • 08:56KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë – Mbi 200 vota dallim
  • 08:56Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
  • 08:49Ligji për Specialen në udhëkryq: PDK-ja kërkon rishqyrtim, VV-ja paralajmëron vetëm dy mundësi procedurale
  • 08:28Afërsisht 40 gra raportuan për dhunë nga burri brenda javës
  • 08:15Ali Ahmeti e quan historike fitoren e kandidatit të AKI në Komunën e Bërvenicës