Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

E trishtë në Shqipëri: Dy oficerët e policisë dyshohet se pësuan sulm në zemër

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 10:19
E trishtë në Shqipëri: Dy oficerët e policisë dyshohet se pësuan sulm në zemër

Dy oficerë policie kanë ndërruar jetë në burgun 313 në Shqipëri, njëri pas tjetrit.

Siç raporton Top Channel , fillimisht dyshohet se nga sulmi në zemër ka ndërruar jetë Zog Muhametaj dhe më pas në mesnatë Pëllumb Vrana.

Zog Muhametaj 62 vjeç lindur e banues në Tropojë, ka filluar për herë të parë në burgje më 2015 dhe në 2023 ka filluar në burgun Jordan Misja në Tiranë ku dhe shërben si specialist informacioni me gradën Komisar.

Rreth orës 21.36 minuta të mbrëmjes kur po ndërrohej turni ka qenë duke bërë instruktazhin e stafit që do merrte shërbimin dhe nga pyetja e dëshmitarëve atij i ka rënë të fikët. Është thirrur mjekja dhe infermierja e IEVP për 3 minuta dhe ka konstatuar që ka qenë pa puls, pra pa shenja jete. Menjëherë është dërguar urgjent me autoambulancë për në Spitalin Ushtarak duke e shoqëruar edhe infermieria e burgut.

Atje është tentuar për ta kthyer në jetë por fatkeqësisht nuk është bërë e mundur, ndërkohë janë dokumentuar me anë të kamerave të gjitha veprimet e stafit në IEVP.

Pas kësaj, sipas TCh kur po kryheshin veprimet hetimore, Pëllumb Vrana, me detyrë teknik i kamerave, 62 vjeç, banues në Tiranë, në orën 24:00 gjendej në zyrën e Drejtorit të institucionit dhe po këqyrte kamerat bashkë me Drejtorin e Policisë, Shefin e Sektorit të SHKB dhe Shefin e Sektorit të Kamerave në Drejtorinë e Policisë.

Kanë qenë duke shikuar kamerat në zyrë dhe, në një moment, Pëllumbit i ka rënë të fikët, i është dhënë menjëherë ndihma nga të pranishmit dhe infermierja e institucionit dhe, pasi i ka ardhur pulsi, është dërguar menjëherë me ambulancën e institucionit te Urgjenca e QSUT dhe aty, rreth orës 01:00, ka humbur jetën.

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare