Një grua në Mitrovicë ka raportuar në Polici se nipi i saj ka tentuar ta privojë nga jeta.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët.
“VRASJE NË TENTATIVË – Mitrovicë Jug 18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta. I dyshuari është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
