E pyeti pse kishte ardhur në shtëpi dhe ai iu përgjigj “e di unë”.
Marrëdhënia babë e bir ishte e acaruar, kur ishte dy vjeç prindërit e tij u divorcuan dhe nga një fëmijëri shumë e vështirë i riu, i cili sot është nën akuzë vrasjeje kreu disa ngjarje.
Një ndër to edhe plagosja me thikë e të atit një vit më parë. Në dosjen që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, disponon renditen dhjetëra dëshmi, mes tyre të dëshmitarëve okularë që panë si qëlloi i riu me armë zjarri dhe më tej të familjarëve të tij dhe po ashtu edhe dëshmia e një vajze.
Po çfarë thotë vrasësi?
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thotë se Kristjani ka kërkuar avokat falas pasi asnjë nga prindërit e tij nuk ka mundësi të paguajë një mbrojtës.
Më tej i pyetur nga grupi hetimor ai jep detaje:
“Kam qenë i vetëm në trotuarin përpara lokaleve që ndodhen përballë kinemasë. Në rrugën përpara vendit ku ndodhej ai ka kaluar një automjet Mercedes-Benz, C-Class, me ngjyrë të zezë. Targën e automjetit nuk e mbaj mend, por e di që automjeti përdoret ose është në pronësi të Johan Zuko. Me Johanin, rreth dy javë më parë, kam pasur një konflikt verbal. Shkak i konfliktit ka qenë fakti se Johan Zuko kishte ngacmuar një mikeshë timen. Unë i kam kërkuar që të mos e ngacmojë, dhe gjatë konfliktit e kam goditur me pëllëmbë.
Kur ka kaluar me makinë, i fola dhe ai ndaloi. Qëllimi ka qenë të sqaronim konfliktin e mëparshëm me të. Menjëherë pasi automjeti ka ndaluar, i jam afruar te xhami i makinës. Në këtë moment, Johan Zuko ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar të më godasë.
Pas kësaj, Johani ka zbritur nga automjeti dhe është afruar drejt meje duke u përpjekur sërish të më godasë me thikë. Për të shmangur goditjen, e kam goditur me shkelm. Në automjetin e tij ndodhej edhe një person tjetër, një djalë.

