Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Drejtësia kosovare quhet “e korruptuar” në Speciale – kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 17:08
Drejtësia kosovare quhet “e korruptuar” në Speciale – kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave në Gjykatën Speciale po kërkon që viktimat e pretenduara në rastin kundër krerëve të UÇK-së, të kompensohen nga Dhomat e Specializuara e jo nga sistemi gjyqësor në Kosovë.  Simon Laws, avokati kryesor për mbrojtjen e viktimave, në një parashtresë dërguar Trupit Gjykues, ka kërkuar që çështja e dëmshpërblimit të mos i lihet në dorë sistemit të Departamenteve Civile në Gjykatat e Kosovës, nën arsyetimin nënçmues, se ka “korrupsion brenda tyre”.

“…ekzistenca e mundshme e një niveli të caktuar të korrupsionit dhe ndërhyrjeve brenda sistemit juridik të Kosovës, si dhe mungesa e strukturave efikase të llogaridhënies për gjyqësorin; kohëzgjatja e procedurave civile; problemet e mundshme lidhur me ekzekutimin e vendimeve për kompensim të nxjerra nga gjykatat e Kosovës ndaj pasurive që ndodhen në territorin e një shteti i cili nuk ka marrëveshje për bashkëpunim gjyqësor ose marrëdhënie diplomatike me Kosovën; fakti se fondet ekzistuese për ofrimin e ndihmës juridike mund të mos kenë burime të mjaftueshme për të garantuar ofrimin e vazhdueshëm të ndihmës juridike; dhe pasiguria lidhur me zbatimin e afateve ligjore të parashkrimit…”, citon Laws konstatime, që sipas tij kanë dhënë ekspertë juridikë.

DOKUMENTE:

Shkresa e Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave është bërë publike një javë pasi që Trupi Gjykues dënoi me 81 vjet burg në total Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Urdhra dëmshpërblimi nga Dhomat e Specializuara ishin nxjerrur më herët në rastin e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës. Për “Calin” urdhri fillestar ishte 207 mijë euro dëmshpërblim ndaj viktimave, gjersa 208 mijë euro, sipas gjykatësve, Pjetër Shala i detyrohej viktimave të tij.

Në rastin e Pjetër Shalës, çështja e zhdëmtimit të viktimave ka përfunduar në dhomat e Kushtetueses në Speciale.

specialedëmshpërblimirastin

Të ngjashme

Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim

Ndërpritet mbledhja për rastin e Arlinda Zekajt, LVV kundërshtoi përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në hetim

18:28

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit
  • 23:32Dy vrasjet e fundit në Kosovë: Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave
  • 23:19Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt
  • 23:19KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo
  • 22:54U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës