Gjatë kontrolleve të rregullta në Zyrën e Brendshme Doganore në Dheun e Bardhë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një ngarkesë me mallra të padeklaruara.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 dhjetor 2025, në rajonin e Gjilanit, ku gjatë ekzaminimit të një ngarkese mallrash janë konstatuar pjesë të përdorura për automjete, të futura pa u deklaruar sipas procedurave ligjore doganore.

