Altin Krasniqi nga PDK, njëherit edhe djali i ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqi, është deklaruar lidhur me vizitën që ia bëri së fundmi presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në shenjë solidarizimi.
Krasniqi në një prononcim për GazetënDemos, tha se e mirëpritën vizitës e të parës së shtetit, ani se ishte e para në gjashtë vitet e fundit.
Për familjen Krasniqi, vizita e Shiroka-Pulës është e rëndësishme, pasi jep mesazh.
"E falenderojmë presidenten për vizitën. Është vizita e parë prej një përfaqësuesi të institucioneve që vjen në këto gjashtë vjet. Është një rëndësi edhe për familjen që institucionet janë të gatshme të kontribuojnë për t''u mbrojtur lufta e drejtë e UÇK-së", tha Krasniqi për Gazetën Demos.