Gjithçka është bërë gati për fillimin e ceremonisë së ndërrimit të komandantit të KFOR-it.

Ceremonia po zhvillohet në Prishtinë, në shtabin e KFOR-it, ku komandanti i deritanishëm i misionit, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, do t’ia dorëzojë detyrën pasardhësit të tij, Roberto Vergori.

Ndërrimi i komandës shënon kalimin e udhëheqjes së misionit të NATO-s në Kosovë te komandanti i ri.