Analisti Lulzim Peci në RTV21 ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se institucionet janë vonuar në diskutimin dhe shqyrtimin e tij.
Sipas tij, për një kohë të gjatë vëmendja është përqendruar kryesisht te ndihma financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa nuk ka pasur diskutime të mjaftueshme për vetë ligjin dhe çështjet që lidhen me të.
“Pse nuk ka pasur debat për ligjin më herët? A ka pasur nevojë që të publikohet aktakuza e plotë dhe të vijë vendimi i 16 shtatorit që të na bjerë ndërmend se diçka nuk është në rregull me këtë ligj? Askush nuk është marrë me këtë ligj dhe për mua kjo është problematike. E gjithë puna ka qenë: hajde, ne po japim para, ndërsa krejt ndihma është konsideruar në shumën që u është dhënë avokatëve dhe ekipeve mbrojtëse. Ne nuk kemi pasur biseda për këtë, sepse kemi menduar se ata do të lirohen. Edhe këtë punë që jemi duke e bërë tash, nuk jemi duke e bërë mirë”, tha Peci.


