Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur sërish për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Jakup Krasniqi.
Ajo në DPT te Fidani deklaroi se po të kishte drejtësi, ish-krerët e UÇK-së sot do të ishin në shtëpi.
"Fatkeqësisht, ky ka qenë një proces i deformuar në thelb. Është zhvilluar pa asnjë lloj mbikëqyrje. Ne nuk e kemi dëgjuar Bashkimin Evropian të deklarohet për procesin, deri tani. Kur reaguam ne si shtet, jo si parti politike. Pa asnjë lloj, një monstrum juridik", tha Çitaku.




