Dy punëtorët, V.Xh. dhe D.S., humbën jetën në maj të vitit 2025, pasi furgoni me të cilin po udhëtonin drejt një kantieri ndërtimi u përplas me kamionë në autostradën A22.
Familjet e dy punëtorëve me origjinë nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik trafiku në Itali, do të përfitojnë gjithsej 2 milionë euro dëmshpërblim,
Shuma do të paguhet nga kompania e sigurimeve të furgonit, i cili ishte i regjistruar në emër të kompanisë ku punonin dy viktimat, transmeton albinfo.ch.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e 30 majit 2025, rreth orës 06:30, në autostradën A22, në segmentin ndërmjet Bressanones dhe Chiusa-s. Katër punëtorë po udhëtonin me automjetin e kompanisë drejt një kantieri ndërtimi, kur furgoni u përplas me disa kamionë.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, drejtuesi i furgonit po parakalonte disa automjete të rënda. Gjatë kthimit në korsinë e tij, ai nuk arriti të dallonte me kohë një kolonë kamionësh që po lëviznin ngadalë.


