Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Lulieta Obzovës në Nea Smyrni të Greqisë, ku i dyshuar për krimin është partneri i saj, Altin Allmuça, po ashtu shqiptar.
Mediat greke raportojnë se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet janë fokusuar veçanërisht në marrëdhënien mes viktimës dhe të dyshuarit.
Hetuesit po analizojnë provat e mbledhura, përfshirë tabulatet telefonike, me qëllim që të rindërtojnë lëvizjet dhe ngjarjet që i paraprinë krimit.
Sipas raportimeve, autoritetet kanë siguruar edhe një video që dyshohet se ka regjistruar lëvizjet brenda ndërtesës pak para se të dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri.



