Georgina Rodríguez ka zbuluar detaje nga dasma e saj me futbollistin portugez Cristiano Ronaldo, duke treguar se çifti ka zgjedhur një ceremoni të thjeshtë dhe familjare në shtëpinë e tyre në Portugali.
Në një intervistë për “Vogue”, Rodríguez rrëfeu se, kur ishte e vogël, ëndërronte një dasmë madhështore, me një kështjellë, një karrocë të madhe, një fustan të gjatë dhe një kurorë me diamante. Por me kalimin e viteve, dëshirat e saj kanë ndryshuar.
“Kur isha vajzë e vogël ëndërroja kështjellën më të madhe, karrocën më të madhe, fustanin më të gjatë, një kurorë plot me diamante. Dhe tani po them: jo. Dua diçka intime, me partnerin tim dhe fëmijët tanë, në shtëpi. Kështjella, shtëpi, ishuj, kuaj, makina ne i kemi të gjitha këto në dispozicion çdo ditë, por diçka intime kjo është më e pazakontë për ne. Ne kemi zgjedhur ta bëjmë në dhomën e ndenjes së shtëpisë sonë këtu, ku hamë mëngjes, drekë dhe darkë, dhe ku jetojmë realitetin e jetës sonë. Pas 30 vjetësh dua që fëmijët të mendojnë, diçka e mrekullueshme ndodhi në këtë tryezë, betimet e martesës së prindërve tanë”, i tha ajo Vogue.


