Adhuruesit e spektaklit “Big Brother VIP Albania” nuk do të duhet të presin edhe shumë për rikthimin e tij në ekran. Produksioni ka konfirmuar se edicioni i gjashtë i këtij formati do të nisë në muajin dhjetor.
Ndonëse data e saktë e premierës ende nuk është bërë e ditur, konfirmimi është publikuar përmes një postimi në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram.
Krahas njoftimit, produksioni ka publikuar edhe një trailer promovues, në të cilin shfaqen personazhe nga edicionet e kaluara.
