Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 12:20
Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar raportin për gërmimet e zhvilluara në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave.

Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lokacionin e parë në Kalludër janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të 13 personave.

Në lokacionin e dytë, në Jabukë, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku katër personave, ndërsa në lokacionin e tretë në Kalludër janë gjetur mbetjet mortore të së paku gjashtë personave.

Kurti ka bërë të ditur se tashmë ka nisur procesi i identifikimit. Mostrat e mbetjeve të gjetura në Jabukë janë dërguar për analizë të ADN-së, ndërsa për pjesën tjetër po vazhdojnë ekzaminimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas Kurtit, numri 23 përkon me atë që njihet si “grupi i intelektualëve”, për të cilët ai tha se më 19 prill 1999 ishin ndaluar, rrëmbyer dhe vrarë nga forcat serbe.

Megjithatë, ai theksoi se procesi i identifikimit mund të zgjasë edhe disa muaj dhe se vetëm pas përfundimit të tij mund të përcaktohet me saktësi se kujt u përkasin mbetjet mortore.

Kurti ka deklaruar se qindra familje vazhdojnë të presin për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre të zhdukur dhe ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të shtojë trysninë ndaj Serbisë për hapjen e arkivave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Në këtë proces janë përfshirë Policia e Kosovës, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe ekipet mjekoligjore të EULEX-it.

Në afërsi të lokacioneve ku janë zhvilluar gërmimet është gjetur edhe një sasi e madhe armatimi, e cila është dërguar për ekzaminim dhe analizë për të përcaktuar nëse mund të ketë lidhje me krimet e kryera në këto zona.

mortorepersonavekurti

Të ngjashme

Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme

Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme

09:26
Kurti në festën e 28 Nëntorit: Kosova është më vete, por jo e mëvarur ndaj kombit shqiptar

Kurti në festën e 28 Nëntorit: Kosova është më vete, por jo e mëvarur ndaj kombit shqiptar

21:41
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit

Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit

16:18
Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin artistik “Eli Z” po lëshon banesa me qira në ShBA

Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin artistik “Eli Z” po lëshon banesa me qira në ShBA

12:13

Më shumë nga Lajme

  • 11:32Investitori që nuk e përmbushi kontratën detyrohet t’ua paguajë mbi 996 mijë euro pronarëve të truallit në Mitrovicë
  • 11:31Liderët rajonalë në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Kosova përfaqësohet nga Kurti
  • 11:18“Duhet me ta kallxu venin”, “çohesh del jashtë”: Përplasje e ashpër në komision mes deputetëve të PDK-së e VV-së
  • 11:02Ambasada amerikane reagon për rrënimin e shtëpive në Ujman: Zbatimi selektiv i rregullave nuk kontribuon në stabilitet
  • 10:58“Arritjet” e Kurtit, Bajrami: Çka presin qytetarët përpos uljes së çmimit të biletave për të ikur në Gjermani?