Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës, Justina Shiroka-Pula, vendi ka stabilitet institucional për funksionimin demokratik dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e shoqëror.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, drejtuar qytetarëve dhe aktivistëve, Kurti ka njoftuar se javën e ardhshme do të jetë gati drafti i programit të ri qeverisës, në të cilin, sipas tij, janë përfshirë zotimet me të cilat partia e tij fitoi sërish zgjedhjet.
Ai ka theksuar se besimi i qytetarëve përbën përgjegjësi për qeverisjen, ndërsa ka përmendur edhe sukseset dhe të arriturat e përbashkëta të viteve të fundit.
Kurti ka bërë gjithashtu një përmbledhje të kohëzgjatjes së mandateve të tij qeverisëse, duke theksuar se Qeveria Kurti 1, në vitin 2020, zgjati vetëm katër muaj, Qeveria Kurti 3 zgjati shtatë muaj e dy ditë, ndërsa Qeveria Kurti 4 nisi më 13 shtator 2026.




