Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-deputeti i VV’së: E kam informuar Kurtin për kontratën për renovimin e vagonëve në Serbi, u përballa me injorim

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 12:06
Ish-deputeti i VV’së: E kam informuar Kurtin për kontratën për renovimin e vagonëve në Serbi, u përballa me injorim

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i ka thënë Gazetës Express të hënën se më 24 maj 2024 e kishte informuar kryeministrin Albin Kurti rreth kontratës së Ndërmarrjes Publike “Trainkos” për renovimin e vagonëve të udhëtarëve në Serbi.

Mbrëmë deputeti i Aleancës Daut Haradinaj ka publikuar një dokument raport ku Trainkos konfirmon se një delegacion i tyre ka udhëtuar në Zrenjanin të Serbisë dhe se vagonët atje janë riparuar sipas standardeve.

Korenica ka thënë se edhe publiksht ka shkruar për këtë çështje shtatorin e vitit 2024, madje e ka informuar më parë edhe Kurtin.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvedosje ia ka treguar Gazetës Express mesazhin që ia kishte dërguar Kurtit në Whatsapp, ku i kishte treguar për kontratën që ai e shihte “problematike”, jo vetëm për origjinën e kompanisë me të cilën ishte lidhur, por edhe për mungesën e liçencimit të asaj kompanie për ta kryer një detyrë të tillë.

Po ashtu, sipas mesazhit, Korenica e kishte alarmuar Kurtin edhe për rrezikim të sigurisë kombëtare, sidomos kur bëhet fjalë për transportin e udhëtarëve”.

Ai thotë se përgjigje nuk mori asnjëherë.

FOTO

“Më 24 maj 2024 e kam informuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me kontratën e Trainkosit për renovimin e vagonëve për në Serbi. Kisha dyshime për parregullsi në këtë kontratë dhe vendosa të informoja kryeministrin, por asnjëhëherë nuk kam marrë përgjigje. Si deputet i zgjedhur nga populli kisha synim të informoja Qeverinë kur diçka dukej që nuk po funksiononte, por u përballa me injorim”, ka thënë ai.

Për cështjen e kontratës kanë komentuar deputetët e Aleancës.

Daut Haradinaj akuzoi pushtetin e Vetëvendosjes për lidhje të marrëveshje me kompani serbe dhe përjashtim të punëtorëve nga puna kur ata njoftojnë tregojnë për këtë

Deputeti tjetër i Aleancës Burim Ramadani ka kërkuar shkarkimin e Ministres Artane Rizvanolli duke e potencuar se kjo kontratë me kompanine serbe ishte lidhur vetëm pak kohë pas rastit te Banjskës.

Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë çështje.

informuarish-deputetikurtin

Më shumë nga Lajme

  • 12:58Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij marrin shtetësinë e Kosovës
  • 12:49Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së
  • 12:21Dikur e quante "rrugaç", sot Sami Lushtaku pret në takim Fitore Pacollin
  • 12:20Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”
  • 12:14E trishtë: Sot varroset 25-vjeçarja shtatzënë që u vra në Malishevë