Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se qëllimi i tij kryesor ka qenë ardhja në pushtet dhe jo zhvillimi i vendit.
E ftuar në emisionin "DPT te Fidani", Ymeri ka deklaruar se Kurti ka hyrë në qeverisje pa një plan të qartë për menaxhimin e sektorëve të rëndësishëm, përfshirë kompanitë publike, Korporatën Energjetike të Kosovës dhe pensionet.
“Qëllimi i tij ka qenë me marrë pushtetin dhe me ndryshu klasën nga të gjitha ato parti që i ka pa. E ka pasë ose inati, ose njëfarë meraku pse ai nuk është në krye të vendit, por nuk ka qenë me zhvillu vendin”, ka deklaruar Ymeri.
Ajo ka theksuar se një kryeministër duhet të ketë një plan të qartë qeverisës dhe të dijë paraprakisht se si do t'i menaxhojë sektorët kryesorë të vendit.
“Një kryeministër, nëse vjen sot, unë për shembull me ardhë, ose pesë vjet më vonë, duhet me ditë saktë çka ki me bo me kompanitë publike, me KEK-un, për pensione. Ky ka hi kuturu”, është shprehur deputetja e LDK-së.



