Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me energji elektrike, duke vlerësuar se ato nuk kanë efekt sa i përket kapacitetit energjetik.
Ymeri, përmes një postimi, ka krahasuar kapacitetin neto të bllokut B1, i cili është i ndalur, me atë të hidrocentralit të Ujmanit.
Sipas saj, kapaciteti neto i bllokut B1 është 264 megavat, ndërsa ai i hidrocentralit të Ujmanit është vetëm 35 megavat.
“Ndikimi i masave emergjente nga Qeveria për furnizim të energjisë.

