Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, procedimet janë kryer pas veprimeve hetimore dhe procedurale të zhvilluara nga strukturat policore, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në incidentet gjatë protestës
Ndërkohë, janë plotësuar edhe 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

