Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 22:23
Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh

Aktivistja suedeze për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit, Greta Thunberg, ka mbërritur në Tiranë, ku i është bashkuar protestës së njohur si “Revolucioni Flamingo”, në shenjë solidariteti me protestuesit.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Thunberg ka shprehur mbështetjen për qytetarët shqiptarë, duke theksuar se ata po ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar.

Ajo ka thënë se protestuesit po kundërshtojnë shkatërrimin e natyrës, atë që e cilëson si shitje të vendit te fuqitë imperialiste, si dhe dhunën shtetërore dhe korrupsionin.

“Jemi aktualisht në Tiranë, Shqipëri, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë gjatë ‘Revolucionit Flamingo’. Populli shqiptar ka treguar se si mund të bëhet rezistencë kundër shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit fuqive imperialiste, si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe e gjithë kjo, thjesht duke ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar. Protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me ‘Revolucionin Flamingo’ dhe po ndjek me vëmendje gjithçka që po ndodh”, ka shkruar Thunberg.

thunbergprotestëstiranë

Më shumë nga Lajme

  • 22:20Bien dritaret nga ndërtesa në Matiqan, dëmtohet një veturë
  • 22:19Ky është personi që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë
  • 21:57Putini vendos kusht për përfshirjen evropiane në bisedimet për luftën në Ukrainë
  • 21:53Tragjike: Aksident me fatalitet, vetura godet për vdekje personin që lëvizte me karrocë
  • 21:48Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për ligjin për Specialen: S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK