Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Putini vendos kusht për përfshirjen evropiane në bisedimet për luftën në Ukrainë

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 21:57
Putini vendos kusht për përfshirjen evropiane në bisedimet për luftën në Ukrainë

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka deklaruar se Kremlini është i gatshëm të përfshijë përfaqësues evropianë në negociatat për Ukrainën, por vetëm pasi ata të shkojnë në Moskë për të diskutuar propozimet e tyre.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference për shtyp pas një takimi trepalësh me liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në Shenzhen, raportoi shërbimi rus i BBC-së, sipas agjencisë Ukrinform.

Kreu i Kremlinit pohoi se Rusia është pajtuar që siguria e Ukrainës “duhet të përfshihet në sigurinë evropiane”, duke shtuar se “do të ishte e çuditshme të diskutohej për sigurinë e Evropës pa Evropën”.

“Kjo është arsyeja pse ne ramë dakord (për përfshirjen evropiane – shën. red.), por fillimisht ata duhet të vijnë në Moskë që të mund ta diskutojmë këtë me ta”, citohet të ketë thënë Putini.

Njëkohësisht, ai i cilësoi si “të kota” përpjekjet e vendeve perëndimore për “të na shtyrë diku ku nuk kemi ndërmend të shkojmë”, veçanërisht sa i përket çështjes së territorit.

Sipas kreut të Kremlinit, Rusia nuk do të “lëvizë” nga qëndrimi i saj për këtë çështje.

Putini përsëriti se Moska niset nga “realitetet në terren”, që do të thotë se Rusia nuk ka ndërmend t’i kthejë Ukrainës territoret që ka pushtuar që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të gjerë, thuhet në raportim.

“Ne nuk do të sakrifikojmë asgjë; synojmë të kërkojmë kompromise dhe besojmë se ato janë të mundshme”, tha ai.

Sipas Putinit, dhënia fund e luftës do të kërkonte që qeveritë e Ukrainës dhe të vendeve evropiane t’i pranojnë këto të ashtuquajtura realitete në terren dhe të bien dakord për formalizimin e tyre.

Kujtojmë se të enjten, në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Shenzhen të Kinës, presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një takim trepalës.

putinievropianepërfshirjen

Të ngjashme

Putini mbërrin në Shenzhen: Bisedime historike me Trumpin dhe Xi Jinpingun e presin në Kinë

Putini mbërrin në Shenzhen: Bisedime historike me Trumpin dhe Xi Jinpingun e presin në Kinë

08:00

Më shumë nga Lajme

  • 21:53Tragjike: Aksident me fatalitet, vetura godet për vdekje personin që lëvizte me karrocë
  • 21:48Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për ligjin për Specialen: S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK
  • 21:42153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë
  • 21:35Deputeti i Listës Studentore godet Vuçiqin për Banjskën: Ua hapi dyert “grupeve shqiptare” në Veri – Radoiçiqi i shkaktoi dëm të madh popullit serb
  • 21:28Aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan, tre të akuzuarit lirohen nga akuzat kryesore